AMP rikthehet në komisariatin e Sarandës, ndalon nënkomisarin Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre
Në Komisariatin e Sarandës janë ekzekutuar urdhra të rinj ndalimi në kuadër të operacionit që po zhvillohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës. Burime paraprake bëjnë me dije për gazetarin e Vizion Plus Esido Barkaj se deri tani është ndaluar nënkomisari Edmond Ruçi, ndaj të cilit rëndojnë dyshime për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.Lexo edhe : Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që në vijim të ketë detaje të tjera lidhur me hetimin dhe persona të tjerë të përfshirë.
Burimi:
vizionplus.tv