Alarm për eksploziv në Korçë, forcat xheniere në vendngjarje
Lagjja 18 në Korçë është rrethuar nga forcat e rendit pas dyshimeve për një mjet të dyshimtë të parkuar në zonë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është bërë objekt kontrolli nga policia pasi dyshohet se mund të jetë vendosur lëndë plasëse në të. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat xheniere anti-eksploziv për të kryer verifikimet e nevojshme. Burime nga terreni bëjnë me dije se deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar mbi rrezikun, ndërsa po verifikohen të gjitha dyshimet, përfshirë edhe mundësinë e vendosjes së një pajisjeje GPS në mjet.
Burimi:
javanews.al