Akuzohet për tentativë vrasje në Spanjë, arrestohet 22-vjeçari në Shëngjin
Një 22-vjeçar nga Lezha, është arrestuar sot në Shëngjin me qëllim ekstradimi. Shtetasi me inicialet O.P., akuzohet në Spanjë për tentative vrasjeje. Më 18 maj të këtij viti një gjykatë në Ibiza lëshoi urdhër-arrestin për të riun në fjalë. “Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni i koduar “Fast”. Akuzohet në Spanjë, për tentativë për vrasje, kapet në Shëngjin dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 22-vjeçari. Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se një shtetas në kërkim ndërkombëtar fshihej në Lezhë”, thuhet në njoftim. “Bazuar në informacionin e shkëmbyer në kohë reale me partnerët spanjollë, nëpërmjet...
Burimi:
opinion.al