Aksion në Kavajë: Sekuestrohen 16 makina lojërash fati, dy të rinj në kërkim

Aksion në Kavajë: Sekuestrohen 16 makina lojërash fati, dy të rinj në kërkim

Operacioni “Fati i Lojërave” është shtrirë edhe në Kavajë, ku policia zbuloi dy ambiente të përshtatura për lojëra fati me makineta, ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona. Sipas policisë Klejsi Cani dhe Klajdi Çopa kishin marrë me qira ambientet në lagjen 1 dhe 6 të këtij qytetit. Gjatë aksionit u sekuestruan edhe 16 pajisje. Njoftimi Policia e Shtetit / Vijon operacioni “Fati i Lojërave”. Operacioni u zhvillua pas informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Zbulohen në Kavajë dy ambiente të përshtatura për lojëra fati me makineta. Shpallen në kërkim dy shtetas, të cilët kishin marrë me qira dy ambientet ku u gjetën dhe u sekuestruan pajisjet e lojërave të fatit. Sekuestrohen 16 makineta që shërbenin për zhvillimin e kësaj...