Aksidenti tragjik ku humbi jetën futbollisti Fatjon Bunjaku, Policia zbardh detajet nga ngjarja
Pas aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të diel, ku si pasojë humbi jetën futbollisti i Elbasanit me origjinë nga Kosova, Fatjan Bunjaku, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka dalë me një reagim zyrtar ku ka bërë të ditura rrethanat e aksidentit. Zëdhënësi ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur më 7 qershor 2026, rreth orës 00:55, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugor që kalon nëpër fshatin Maxhunaj. Ndërkohë, sipas Policisë, në aksident është përfshirë një veturë, ndërsa si pasojë e përplasjes drejtuesi i automjetit, futbollisti i Elbasanit, Fatjon Bunjaku, dhe dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, drejtuesi i automjetit, Fatjon Bunjaku, nuk ka arritur t’u mbijetojë...
Burimi:
javanews.al