Aksidenti në Shkodër, policia jep detajet: Kamioni përplasi për vdekje këmbësorin, shoqërohet drejtuesi
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Policia përmes një njoftimi bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen ‘Liria’, ku një kamion ka përplasur një këmbësor 78-vjeçar. Si pasojë e aksidentit 78-vjeçari Haki Bajrami ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Njoftimi i Policisë: Shkodër / Informacion paraprak-Rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. B., 78 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi H. B. Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është...
Burimi:
javanews.al