Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne, më 4 maj, në Berat, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i një motori. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Otllak, ku drejtuesi i një motori është përplasur me një makinë. Viktima raportohet të jetë rreth moshës 60-vjeçare, ndërsa ende priten informacione të tjera mbi rrethanat e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes që çuan në këtë aksident fatal.