Aksident në Elbasan, humb jetën 45-vjeçari, lëndohet gruaja e tij
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Librazhd–Elbasan”, në fshatin Labinot. Policia thotë se një motori i drejtuar nga një 45 vjeçar, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila udhëtonte si pasagjere, ka pësuar dëmtime të lehta. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
javanews.al