Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta
Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjës. Një 71 vjeçare ka humbur jetën teksa ka tentuar të kalojë rrugën nga njëra anë në tjetrën në vendin e quajtur Çermë Proshkë. Aksidenti ndodhi në rrugën nacionale Çermë Divjakë teksa 71 vjeçarja Ike Dervishi u përplas nga një motoçikletë e drejtuar nga Leandro Xhillari 24 vjeç. Goditja ka qenë e fortë dhe e moshuara ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka ndaluar drejtuesin e motoçikletës dhe po dokumenton ngjarjen. Ky është aksidenti i dytë me vdekje dy ditët e fundit në Lushnjë.
Burimi:
opinion.al