Aksident i rëndë te Rruga e Kombit, dy persona humbin jetën, pesë të tjerë plagosen dhe nisen me urgjencë drejt Traumës
Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të premte ku fatkeqësisht kanë gjetur vdekjen dy qytetarë, ndërkohë që pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin rrugor Rrëshen-Milot, ku automjeti me drejtës shtetasin N.P, 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuesin një 30-vjeçar me ininciale D.P. Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve, 61-vjeçari ndërkohë dhe babai i 30-vjeçarit i cili ndodhej pasagjer në automjetin që drejtohej nga i biri. Gjithashtu kanë mbetur të plagosur vetë shoferi 30-vjeçar, dhe katër pasagjerë, të cilët menjëherë janë transportuar në Spitalin e Traumës dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ndodhet në vendin...
Burimi:
javanews.al