Aksident i rëndë në superstradën Fushë Krujë-Milot, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Aksident i rëndë në superstradën Fushë Krujë-Milot, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Fushë Krujë–Milot, në afërsi të Thumanës, duke lënë një viktimë dhe 2 të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, një makinë tip “Mercedes”, që drejtohej nga Radvan Maja nga Borizana, është përplasur me një automjet tip “Passat” që drejtohej nga Ndrec Ruci nga Mirdita. Pamjet që vijnë nga vendngjarja janë të frikshme teksa shihen mbetjet e makinës së shpartalluar nga aksidenti. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjerja Terezë Laska, ndërsa drejtuesi i “Passat”-it ka mbetur i plagosur rëndë. Gjithashtu, e lënduar ka mbetur edhe një grua që ndodhej në biznesin e saj pranë vendit të aksidentit, pasi është goditur nga pjesë të shkëputura të automjetit. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e gabuar e rrugës...