“87% e çështjeve u mbyllën me fajësi”, Braho raporton për punën e SPAK

“87% e çështjeve u mbyllën me fajësi”, Braho raporton për punën e SPAK

Po mbahet këtë të hënë, 27 prill, mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në seancë ndodhet i pranishëm kreu i Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion, Klodian Braho, i shoqëruar nga Vladimir Mara (shef i seksionit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit), Dorina Bejko (shefe e seksionit kundër korrupsionit) dhe drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta. Braho po paraqet në mënyrë të përmbledhur të dhënat për punën e SPAK gjatë vitit 2025, kohë kur institucioni është drejtuar nga Altin Dumani. “Në krahasim me vitin 2024, ky raport thuajse është dyfishuar”, theksoi ai, referuar volumit të çështjeve dhe efektivitetit në hetim. Deklaroi se gjatë vitit të shkuar janë regjistruar 870 procedime penale, ndërsa vendimet e fajësisë përbëjnë 87% të totalit, duke e cilësuar këtë si...