50 milionë euro mashtrime me call center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Granit Pepnika, i cili u arrestua pak ditë më parë në Dhërmi. Ai akuzohet për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”. E njëjta masë sigurie, “Arrest në burg”, është caktuar edhe për shtetasin Xhoni Hitaj, i akuzuar gjithashtu për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, si dhe për shtetasin Redion Rexhmati, i cili akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Sipas burimeve, Granit Pepnika dhe Xhoni Hitaj ishin shpallur në kërkim që prej muajit prill, pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar më herët ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” në kuadër të hetimeve për këtë çështje. Tre shtetasit u vunë në pranga të premten në zonën e Drimadhës, pas zhvillimit të operacionit...
Burimi:
javanews.al