23 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, dy mbeten në monitorim, asnjë rrezik për zonat e banuara

23 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, dy mbeten në monitorim, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, duke raportuar për 23 vatra zjarri. Aktualisht, dy prej tyre vijojnë të jenë në monitorim, ndërsa pjesa tjetër është neutralizuar nga strukturat operacionale. Për përballimin e situatës janë angazhuar 47 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale. Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar gjithashtu 65 efektivë të Forcave të Armatosura, tre automjete zjarrfikëse të FA-së, dy helikopterë dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Në Dajt, zjarri është fikur dhe zona vijon të mbahet nën monitorim nga strukturat vendore. Ndërkohë, në Priskë, flakët janë shuar plotësisht. Në Çikallesh dhe Leshtej-Collak, në bashkinë Kavajë, operacioni përfundoi pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nga disa bashki, të mbështetura edhe nga ajri....