‘KriptoSpanja’ i pastroi paratë në Dhërmi! Mediat e huaja: Në Shqipëri ju sekuestruan 33 mln euro, mashtrimi arrin në 250 mln

‘KriptoSpanja’ i pastroi paratë në Dhërmi! Mediat e huaja: Në Shqipëri ju sekuestruan 33 mln euro, mashtrimi arrin në 250 mln

Alvaro Romillo Castillo TIRANË-Media spanjolle Confilegal i ka kushtuar një artikull Alvaro Romillo Castillo, shtetasit spanjoll të cilit ju sekuestruan nga Prokuroria e Tiranës sipërfaqe toke në Dhërmi, 3 shoqëri tregtare, 2 automjete si edhe llogari bankare. Konkretisht sekuestrimet përfshijnë dy parcela toke bujqësore me sipërfaqe 13.6 dhe 9.5 hektarë, tre shoqëri tregtare, një automjet Toyota Land Cruiser, një Mercedes-Benz AMG G 63 si dhe një numër llogarish bankare. Alvaro Romillo Castillo-s, njihet në Spanjë me nofkën “CryptoSpain” (KriptoSpanja). Në Shqipëri, aktivitetet e pastrimit të parave të Castillo-s janë kanalizuar kryesisht përmes tre shoqërive: Wingwort, Wortend dhe Wortnova. Të gjitha kishin të njëjtin objekt veprimtarie: “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja dhe menaxhimi i hoteleve, ndërtesave etj.”, “Administrim pasurish të paluajtshme, shërbime agjencie turistike”, përmes kompanive të krijuara dhe të përfshira në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me...