Krimi në sallën e gjyqit/ Zgjaten me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja
Zgjaten me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi i prokurorisë së Tiranës u mor për shkak se nevojiten edhe disa veprime të tjera hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë avokati i autorit Elvis Shkambit nëpërmjet një reagimi ka kundërshtuar vendimin e Këshillit të Qarkut për miratimin e propozimit për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të gjyqtarit të ndjerë. Avokati pretendon se nuk ekziston një bazë ligjore e mjaftueshme që e mbështet këtë propozim në kushtet ku nuk ka një vendim përfundimtar fajësie. Gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në 6 tetor të vitit 2025, menjëherë pasi shpalli një vendim për ccështje pronësie mes dy palëve në proces. Ai humbi jetën gjatë transportimit në...
Burimi:
sot.com.al