Kreu i NATO-s tregon zgjidhjen e vetme për Groenlandën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi më 21 janar se mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës rreth Grenlandës është “diplomacia e matur”, duke shtuar se po punon “ në prapaskenë” për këtë çështje. Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, refuzoi të komentojë lidhur me synimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta marrë nën kontroll këtë ishull, duke theksuar se diplomacia është më e rëndësishme sesa deklaratat publike. “Ju siguroj se për këtë çështje po punoj në prapaskenë”, tha shefi i NATO-s gjatë një paneli në Davos. Ai përsëriti se nuk do të prononcohet publikisht, pasi, sipas tij, “e vetmja mënyrë për ta zgjidhur krizën është diplomacia e menduar mirë”. Rutte është...
Burimi:
kohajone.com