Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet vendos sërish çadër para Kryeministrisë, përplaset me policinë

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet vendos sërish çadër para Kryeministrisë, përplaset me policinë

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, dhe mbështetësit e tij kanë pasur këtë mbrëmje përplasje me policinë e shtetit. Kjo pasi ai vendosi sërish çadër para Kryeministrisë, duke paralajmëruar se do të vendoseshin edhe të tjera. Policia në ditët e para të protestës së Lapajt sekuestroi çadrat që protestuesit vendosën para godinës së Kryeministrisë. Ndërkohë gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, Lapaj u shpreh se Prokuroria vendosi mos-fillimin e procedimit penal për çështjen e çadrave dhe kjo sipas tij i jep të drejtë Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ për vendosjen e çadrave në sërish në shenjë proteste para Kryeministrisë.     Top Channel