Kremtohet Kurban Bajrami në Bulqizë, qindra besimtarë bëhen bashkë në aktivitete dhe rite fetare

Kremtohet Kurban Bajrami në Bulqizë, qindra besimtarë bëhen bashkë në aktivitete dhe rite fetare

Në kuadër të festës së shenjtë të Kurban Bajramit, në të gjithë rrethin e Bulqizës janë zhvilluar aktivitete dhe rite fetare që simbolizojnë sakrificën, solidaritetin dhe bashkimin mes besimtarëve. Kështu edhe sot në trevën e Bulqizës, kjo festë është kremtuar me madhështinë dhe përkushtimin e duhur, duke mbledhur së bashku qindra besimtarë të moshave të ndryshme pranë Teqeve të zonës. Gjatë pasdites së soteme, besimtarë të shumtë janë grumbulluar në ambientet e kulteve fetare për të marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të therjes së kurbaneve, një rit që prej vitesh është kthyer në simbol të rëndësishëm të besimit dhe traditës Bektashiane në rrethin e Bulqizës. Atmosfera festive është karakterizuar nga respekti, përulësia dhe ndjenja e solidaritetit mes pjesëmarrësve, të cilët kanë ndarë së bashku emocionet...