Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”
Në rrugët që çojnë drejt Kosovës sot nuk udhëtohet thjesht me makina, udhëtohet me zemër. Një lumë i pafund njerëzish dhe flamujsh kuqezi ka mbushur çdo kthesë, çdo kilometër, duke e kthyer rrugën në një festë që nuk njeh ndalesë. Kolonat duken si një varg i gjatë shprese dhe krenarie, ku çdo dritare e hapur mban një flamur, çdo borie tingëllon si një këngë, dhe çdo sy shkëlqen me të njëjtin emocion. Nuk është më vetëm një udhëtim… është një rikthim tek njëri-tjetri. Nga Tirana në Prishtinë, nga Durrësi në Drenicë, sot nuk ka distanca. Ka vetëm një rrugë që bashkon, një ndjenjë që i tejkalon kufijtë dhe një shpirt që nuk ndahet kurrë. Është një marshim i heshtur, por i fuqishëm, ku flet gjaku,...
Burimi:
gijotina.com