Korrupsion në zgjedhje/ Apeli i GJKKO ‘vulos’ dënimin me 1 vit burg, Edison Memolla drejt qelisë…Rrogozhina pa kryetar!

Korrupsion në zgjedhje/ Apeli i GJKKO ‘vulos’ dënimin me 1 vit burg, Edison Memolla drejt qelisë…Rrogozhina pa kryetar!

Edison Memolla TIRANË- Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dënuar me 1 vit burg, me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. GJKKO ka refuzuar kërkesën e Memollës për konvertim të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të marrë më 17 qershor të vitit të kaluar.  Po ashtu, përveç dënimit me burg, Edison Memollës i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Ndërsa pas vendimit të dhënë nga Apeli i GJKKO-së, pritet që SPAK të nxjerrë urdhër-arrestin për kryebashkiakun.  Në këto kushte, Bashkia e Rrogozhinës do të mbetet pa kryetar, çka do të sjellë zgjedhje të parakohshme. Kryebashkiaku i Rrogozhinës, u mor i pandehur nga...