Korça e preferuar, por edhe e shtrenjtë

Korça e preferuar, por edhe e shtrenjtë

Korça mund të cilësohet me kuptimin e plotë të fjalës qyteti më i preferuar për festat e fundvitit. Këtë fakt e vërteton fluksi mjaft i lartë i vizitorëve vendas dhe të huaj që zgjodhën kryeqendrën e juglindjes për të kaluar festat e fundvitit. Teksa shumica e vizitorëve kanë mbetur të kënaqur dhe vlerësojnë mikpritjen, si nën zë kanë konstatuar edhe rritje të çmimeve veçanërisht të akomodimeve. Sipas administratorëve të hoteleve dhe restoranteve kryesore të Korçës, rritja e çmimeve ka ardhur kryesisht nga kërkesa e lartë si në akomodime ashtu edhe në shërbime të tjera në bare dhe restorante.