Kontrolli i befasishëm në burgun e Durrësit/ Sekuestrohet një iPhone, dyshohet se i përkiste një prej vëllezërve që “përmbytën” Anglinë me kokainë

Kontrolli i befasishëm në burgun e Durrësit/ Sekuestrohet një iPhone, dyshohet se i përkiste një prej vëllezërve që “përmbytën” Anglinë me kokainë

Një kontroll i befasishëm ka ndodhur në burgun e Durrësit në bashkëpunim me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Sipas asaj që raporton Anila Hoxha, gjatë kontrollit të ushtruar në godinën “B”, u konstatua dhe sekuestrua një aparate celular tip iPhone, së bashku me karikues dhe fishë lidhëse të improvizuar, të cilat dyshohen se i përkasin Artur Hoxhosmanit. Bëhet me dije se zbulimi i aparatit qe u krye nga policia e burgjeve dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, ndodhi gjatë përgjimeve të kryera nga grupi hetimor i Prokurorisë së Posaçme. Lidhur me rastin, janë kryer të gjitha veprimet procedurale përkatëse dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara. Strukturat e specializuara të SHKBB, në koordinim me SPAK dhe BKH, po vijojnë hetimet...