Kontrollet në burgje/ Iu gjetën dy shishe alkool, merret në pyetje i dënuari me burgim të përjetshëm: Ishte lëng boronice, e dua se vuaj nga veshkat

Kontrollet në burgje/ Iu gjetën dy shishe alkool, merret në pyetje i dënuari me burgim të përjetshëm: Ishte lëng boronice, e dua se vuaj nga veshkat

Mbasi kontrolluan në Burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit dhe gjetën telefona dhe alkool, komisioni i disiplinës së burgut ka marrë në pyetje të dënuarin me burgim të përjetshëm, Gazmend Brakën, të njohur si Gaxhai. Burime për Anila Hoxhën bëjnë me dije se, nga kontrollet më herët, Gaxhait i kanë gjetur dy shishe alkool, verë dhe uiski. Sot është pyetur për praninë e këtij alkooli. Siç mëson gazetarja Anila Hoxha, Gaxhai ka deklaruar: “Nuk është alkool. As uiski dhe as verë, por është lëng boronice dhe unë e përdor se vuaj nga veshkat dhe dua t’i pastroj ato”. Pritet një përgjigje nga laboratori, pasi SHKBB e burgjeve po heton për alkoolin, për të marrë një përgjigje zyrtare. Ndërkohë, i njëjti komision ka marrë në...