Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Kontrolle te biznesmenët dhe zyrtarët, u morën telefonë dhe kompjuterë”/ Lala për aksionet e fundit dhe bilancin e SPAK
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emision ka folur për disa aksione të fundit të SPAK në lidhje me dosjet që po hetohen për Ballukun dhe AKSHI-n. Lala tha se ka patur kontrolle në banesat dhe ambientet e zyrtarëve dhe biznesmenëve. Gazetarja bëri edhe një bilanc të punës së SPAK për vitin 2025. “Sa i përket çështjes Balluku, SPAK i është drejtuar gjykatës për kontrolle banesash dhe zyrash, për zyrtarë dhe biznesmenë të përfolur dhe të implikuar në dosjen Balluku. Ka patur 21 vendime individuale, por 34 urdhra kontrolli. Vendimi është marrë në datën 25 dhjetor në Krishtlindje dhe është zbatuar në datën 26 dhjetor. Ka patur kontrolle te të besuarit e Ballukut, shefja e kabinetit të saj, mendohet se në banesën e saj dhe...