Konflikti në Lindjen e Mesme/ Eksperti i ekonomisë paralajmëron: Çmimet do të shtrenjtohen më shumë se kur nisi lufta..

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Eksperti i ekonomisë paralajmëron: Çmimet do të shtrenjtohen më shumë se kur nisi lufta..

Ergis Sefa, ekspert ekonomie, bëri një analizë të pasojave ekonomike. Ai ka shpjeguar se Shqipëria rrezikon inflacion në rast se lufta vijon për disa javë, kjo sepse jemi shteti që ka potencialin për ta importuar inflacionin. “Inflacioni është rritje e kostove dhe çmimeve. Jo vetëm inflacioni që e prodhojmë nga brenda, por jemi rast tipik që e importojmë, pasi partner tregtar kemi BE, Greqinë, Italinë dhe Gjermaninë. Nga rritja e çmimit të gazit dhe naftës, ato rrisin koston e produkteve të tyre. Rritet edhe kostoja që ne kemi ndaj reflektohet në çmimin përfundimtar”, tha ai. Sa i përket produkteve që ndikohen nga konflikti që ka hyrë tashmë në ditën e tetë, Sefa u shpreh se e para që do të ndikohet është nafta, fakt që...