Konferenca e Sigurisë në Mynih, Balla takim me Presidenten e Bullgarisë: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Gjatë punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u takua me Presidenten e Bullgarisë Iliana Lotova. Gjatë takimit të dy palët vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve ndërkohë që Bullgaria si vend anëtar i BE-së, mbështet rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në bllokun 27 anëtarësh “Konferenca e Sigurisë Mynih! U takova sot me Presidenten e Bullgarisë Iliana Iotova, me të cilën jemi takuar edhe herë të tjera në detyra të mëparshme. Marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të shkëlqyera në të gjitha fushat dhe ne vlerësojmë lart mbështetjen e tyre si vend anëtar i BE në rrugën tonë të anëtarësimit” shkroi Balla në Facebook.
Burimi:
sot.com.al