Koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit, Sala: Funksionon shumë mirë
Prej 3 javësh koncesioni i sterilizimit i ka kaluar shtetit. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Evis Sala në përgjigje të interesit të gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë. Sipas saj sistemi deri më tani ka funksionuar shumë mirë dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme. “Koncesioni i ka 3 javë që i kaluar shtetit. U rrit kapaciteti. Po funksionon shumë mirë. Është bërë një punë shumë e madhe që ndoqi të gjitha procedurat ligjore. Është ngritur shoqëria shtetërore. Po bëhet një punë shumë e mirë dhe monitorohet në mënyrë të vazhdueshme”, tha Sala. E pyetur në lidhje me rimbursimin e trajtimit për personat me diabet të tipit 1, ajo tha se kjo do të nisë nga viti 2027.
Burimi:
opinion.al