Koncerti i Kanye West/ Reuters: Shqipëria në qendër të debatit pas financimit 4 milionë euro të koncertit të Kanye West
Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters i ka kushtuar vëmendje vendimit të qeverisë shqiptare për të financuar me 4 milionë euro koncertin e reperit amerikan Kanye West. Në artikullin e saj të publikuar ditën e sotme, agjencia vë në dukje se ky vendim ka ndezur një debat të ashpër publik, duke u kthyer në një pikë të nxehtë në protestat që tashmë kanë hyrë në ditën e 39-të. Reuters thekson se zgjedhja e Kanye West është e diskutueshme për shkak se reperi është ndaluar të performojë në disa vende evropiane pas komenteve me përmbajtje naziste dhe lavdërimeve për Adolf Hitlerin. Artikulli i plotë: “Kryeministri i Shqipërisë mbrojti të mërkurën një vendim për të shpenzuar 4 milionë euro (4.56 milionë dollarë) për një koncert të reperit amerikan...
Burimi:
sot.com.al