Kompleksohet çështja, GJKKO zgjat me 3 muaj afatet hetimore për dosjen ‘Bankers’

Kompleksohet çështja, GJKKO zgjat me 3 muaj afatet hetimore për dosjen ‘Bankers’

TIRANË- GJKKO ka zgjatur me 3 muaj afatet hetimore për dosjen "Bankers" me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se shkak i shtyrjes së hetimeve ëshët bërë kompleksiteti i çështjes nga krerja e veprimeve të tjera hetimore. Kërkesa u bë në gjykatë nga prokuroret Enkeleda Millonai dhe Anita Jella dhe u miratua nga gjyqtari Erion Çela. Në nëntor, GJKKO zëvendësoi masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ me ‘arrest shtëpie’ për ish-drejtorin e ‘Bankers Petroleum’ Leonidha Çobo. Leonidha Çobo u arrestua në korrik të këtij viti me urdhër të Gjykatës së Fierit së bashku me 9 persona të tjerë pas një aksioni të zhvilluar në zyrat e “Bankers Petroleum Albania” në Fier. Ish-CEO akuzohet për veprën penale ‘Pastrim parash’. I vetmi që ndodhet në masën “arrest në burg” për këtë çështje është CEO...