Komisioni Rregullator ndryshime në rregulloren e seancave të KAS, rritet transparenca dhe efikasiteti
Komisioni Rregullator miratoi sot ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 3/2020, “Për miratimin e rregullores për mënyrën e funksionimit dhe zhvillimit të seancave të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve”, me qëllim përmirësimin e procesit të shqyrtimit të ankimeve dhe forcimin e transparencës së vendimmarrjes së KAS-it. Sipas njoftimit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në vendimet e miratuara, ndryshimet konsistojnë në rregullimin më të detajuar të mënyrës së depozitimit të kërkesave ankimore, përfshirë edhe paraqitjen e tyre nëpërmjet platformës online të KQZ; përcaktimin e procedurës në rastet kur një anëtar nuk mund të caktohet relator; si dhe saktësimin e fazës së verifikimit paraprak dhe të afateve për shqyrtimin e ankimeve. Akti rregullon gjithashtu zhvillimin solemn dhe të rregullt të seancave publike, rolin dhe...
Burimi:
kohajone.com