Komisioni i Reformës Territoriale ndryshon rregullat, opozita jashtë loje
Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u mblodh dhe vendosi t’i propozojë seancës plenare ndryshimin e projektvendimit për mënyrën e funksionimit të komisionit. Sipas propozimit, parashikohet që të hiqet pariteti i numrave në përfaqësimit politik dhe e drejta e vetos. Sipas maxhorancës, me këtë vendimmarrje zhbllokohet veprimtaria e komisionit, e cila kishte mbetur pezull për shkak të bojkotit të opozitës. Kësisoj, porosia e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së po zbatohet nga të tijët, të cilët kanë zgjedhur që ta realizojnë duke ndryshuar mënyrën e funksionimit të këtij komisioni bipartizan. Manziku: “Opozita nëse ka propozime le t’i sjellë”!
Burimi:
gijotina.com