Komisioni Europian vlerëson bashkëpunimin SPAK-AAPSK

Komisioni Europian vlerëson bashkëpunimin SPAK-AAPSK

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE-Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit, konfiskimit dhe administrimit të pasurive që rrjedhin nga aktiviteti i krimit të organizuar. Gjatë diskutimeve, ekspertët e KE kërkuan raportim të detajuar statistikor mbi pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) si dhe mbi procesin e administrimit të tyre nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK). Në këtë kuadër, u theksua se Brukseli do të ndjekë nga afër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë monitorimin e këtij procesi, duke e konsideruar atë një element kyç në kuadër të reformave të sundimit të ligjit. Ekspertët evropianë njohën gjithashtu...