Komision deri në 50 %/ AK: Si i rrjep Raiffeisen qytetarët me komisionet e sigurimit të kredisë

Komision deri në 50 %/ AK: Si i rrjep Raiffeisen qytetarët me komisionet e sigurimit të kredisë

Një hetim i thelluar i Autoritetit të Konkurrencës ka hedhur dritë mbi një skemë zhvatje, që disa banka kanë ndërtuar me komisionet e sigurimit të kredisë. Rasti më i rëndë është ai i Raiffeisenit, e cila u mban qytetarëve komision ndërmjetësimi deri në 50 për qind të policës së sigurimit të kredive konsumatore. “Niveli i lartë i komisioneve të ndërmjetësimit të aplikuara në këtë treg ngre dyshime mbi shfrytëzimin e pozitës dominuese në dëm të konsumatorit” thotë Autoriteti i Konkurrencës duke sqaruar me footnote se komisionet e ndërmjetësimit, që Raiffeisen aplikon si broker arrijnë deri në 50 për qind të policës për kreditë konsumatore. Në bankët e tjera komisioni i ndërmjetësimit luhatet rreth nivelit 25 për qind e policës. Hetimi i Autoritetit te Konkurrences Hetimi...