Kokainë dhe lojra fati në lokal, në pranga pronari! 14 persona nën hetim, mes tyre një polic
FOTO ILUSTRUESE KORÇË- “DVP Korçë/Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive. Finalizohet operacioni policor i koduar “Organizatori”. Vihet në pranga pronari i një lokali që organizonte lojëra fati dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë, në lokal. Procedohen penalisht 14 shtetas për moskallëzim krimi, 3 të tjerë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Procedohet penalisht dhe një punonjës policie dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor. Sekuestrohen kokainë, vlera monetare, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit. Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën...
Burimi:
zeri.ai