Koçiu betohet si zëvendëskryeministre: “Angazhim për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë”

Koçiu betohet si zëvendëskryeministre: “Angazhim për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë”

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu u betua sot para Presidentit Bajram Begaj gjatë një ceremonie të veçantë në Pallatin e Brigadave. Pas ceremonisë së betimit, Koçiu vuri në dukje se gjatë gjithë karrierës së saj, duke qenë pjesë e ekipit qeverisës që ka udhëhequr proceset e transformimit dhe zhvillimit të vendit, ka ndjerë rëndësinë dhe nderin e çdo detyre të besuar për t’i shërbyer Shqipërisë me përkushtim. Zëvendëskryeministrja theksoi se marrja e kësaj detyre, veçanërisht në kontekstin e perspektivës europiane të Shqipërisë dhe besimit të qytetarëve në të ardhmen e vendit, mbart një përgjegjësi të veçantë dhe peshë të shtuar. Ajo shprehu falënderime për Edi Rama për besimin dhe vlerësimin e dhënë, duke e konsideruar emërimin si pjesë të skuadrës që po punon për realizimin e projektit...