Klodjan Braho fle mbi dosjet e korrupsionit, kreu i SPAK atrofizon institucionin, dosjet e Ballukut, Karçanajt,…
Kur Klodjan Braho mori drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në dhjetor të 2025, pritshmëritë ishin të mëdha, të mbështetura nga një proces përzgjedhjeje që dukej se kishte bekimin e amerikanëve dhe garancinë e paraardhësit të tij, Altin Dumani. Megjithatë, pas disa muajsh në krye të institucionit, realiteti është shndërruar në një zhgënjim të thellë publik. Në vend të një vazhdimësie të dinamikës së goditjeve ndaj korrupsionit, SPAK-u nën drejtimin e Brahos është zhytur në një stanjacion që po e atrofizon vetë thelbin e këtij institucioni. Altin Dumani la pas një trashëgimi të “artë”, një periudhë ku SPAK-u u bë tmerri i politikës dhe krimit. Që në nisje të detyrës Dumani u cilësua si “prokurori i hekurt”, një epitet që e shoqëroi përgjatë gjithë drejtimit...
Burimi:
sot.com.al