Klodian Braho thërret mbledhjen si drejtues i SPAK, u jep porositë e para prokurorëve të posaçëm

Klodian Braho thërret mbledhjen si drejtues i SPAK, u jep porositë e para prokurorëve të posaçëm

Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues në Prokurorinë e Posaçme me të gjithë trupën e prokurorëve. Fjala e Brahos në lidhje me objektivat që ai ka për drejtimin e institucionit ka qenë e shkurtër, ku i bëri me dije prokurorëve që duhet të angazhohen me dhënien e mendimeve për kodin e ri Penal, kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe mendime mbi marrëdhëniet që SPAK ka me Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe institucionet e tjera ligjzbatuese. Kreu i ri i SPAK ka dhënë edhe mesazhe në lidhje me mbarëvajtjen e proceseve hetimore në respektim të afateve. Të pranishëm kanë qenë të gjithë prokurorët, teksa mbledhja ka zgjatur rreth 20 minuta. Klodian Braho nisi zyrtarisht punën si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në...