Klodian Braho takim me ambasadorin britanik në Shqipëri, Nicholas Abbot: Të forcojmë më tej partneritetin për të luftuar krimin e organizuar

Klodian Braho takim me ambasadorin britanik në Shqipëri, Nicholas Abbot: Të forcojmë më tej partneritetin për të luftuar krimin e organizuar

Kreu i SPAK, Klodian Braho zhvilloi sot një takim me ambasadorin britanik në Shqipëri, Nicholas Abbot, ku u riafirmua partneriteti i fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. “Ambasadori Britanik Nicholas Abbott u takua me Kreun e SPAK-ut, Klodian Braho, për të diskutuar punën e vazhdueshme dhe mbështetjen e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar për SPAK-un. Të dy riafirmuan partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në trajtimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar”, shkruhet në postimin e Ambasadës Britanike. Top Channel