Klodian Braho në mbledhjen e parë me prokurorët: Jepni rezultate për dosjet e vjetra, angazhim për Kodin e ri Penal

Klodian Braho në mbledhjen e parë me prokurorët: Jepni rezultate për dosjet e vjetra, angazhim për Kodin e ri Penal

Klodian Braho TIRANË-Klodian Braho ka zhvilluar mbledhjen e parë me prokurorët e posaçëm, si kreu i ri i SPAK. Në takim me 19 prokurorët, Braho zgjodhi shefat e tre sektorëve, Vladimir Mara për hetimin e krimit të organizuar, Dorina Bejkon për hetimin e korrupsionit dhe Altin Dumanin shef sektori për mardhëniet juridiksionale me jashtë. Gjatë fjlaës së tij, ai kërkoi që prokurorët të japin rezultatet për dosjet e vjetra dhe angazhim të plotë. Brahoi kërkoi gjithashtu që trupa e prokurorëve të angazhohet me dhënien e mendimeve për Kodin e ri Penal, kërkuar nga Ministria e Drejtësisë.