“Kjo qeveri është e korruptuar”/ Raporti i IBAR, Xhixho akuza: Jemi kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave

“Kjo qeveri është e korruptuar”/ Raporti i IBAR, Xhixho akuza: Jemi kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian duket se ka mbetur peng i 32 kushteve të vendosura nga Brukseli, duke e zhveshur qeverinë nga propaganda dhe duke e përballur atë me një realitet të ashpër. Sipas deputetes së PL Erisa Xhixho që ishte e ftuar në një intervistë televizive, i vetmi progres i arritur deri më tani në rrugëtimin evropian nuk vjen si pasojë e reformave të brendshme, por falë momentumit gjeopolitik të krijuar nga lufta në Ukrainë. Përmes një “skaneri” të detajuar, raportet e fundit theksojnë se thellimi i korrupsionit në çdo qelizë qeverisëse është kthyer në sfidën më madhore të vendit. Ndër gjetjet më alarmante të ndërkombëtarëve mbetet kthimi i vendit në një vatër të pastrimit të parave, veçanërisht përmes sektorit të ndërtimit. Kjo...