“Kjo protestë, lidhet me modelin socialist të arrogancës së të korruptuarve”/ Reagon Tabaku: 12 vite, vizion i cunguar

“Kjo protestë, lidhet me modelin socialist të arrogancës së të korruptuarve”/ Reagon Tabaku: 12 vite, vizion i cunguar

Pak para nisjes së protestës qytetare para Kryeministrisë, deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, publikoi një video në rrjetet sociale ku argumenton se pakënaqësia qytetare lidhet me modelin ekonomik dhe sistemin e qeverisjes të ndërtuar gjatë 12 viteve të fundit. Tabaku, e cila dy vite më parë kundërshtoi ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe iu drejtua institucioneve europiane për këtë çështje, e lidh protestën me atë që e cilëson si një model ekonomik që ka përqendruar pasurinë dhe mundësitë në duart e një pakice. Sipas saj, ekonomia shqiptare është orientuar drejt ndërtimit dhe sektorit imobiliar, ndërsa prodhimi, konkurrenca dhe sipërmarrja janë lënë në plan të dytë. “Për 12 vite me radhë kemi...