“Kjo protestë, është shpëtimtare për Shqipërinë”/Berisha:Sot qytetarët po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës
Muharrem Kurti: Përshëndetje, sot në protestë kombëtare kanë ardhur edhe shumë nga diaspora. Parashikimi juaj për fatin e Ramziut dhe të qeverisë së tij, e para. Dhe e dyta, elektorati i djathtë pret prej jush qeverinë në hije.* Sali Berisha: E vërtetë, Muharrem. Ka një vërshim të jashtëzakonshëm, të paparë dhe të paprecedent drejt Tiranës. Zoti i bekoftë të gjithë ata që lënë çdo gjë dhe vërshojnë sot nga të katër anët e dheut dhe të katër anët e Shqipërisë, të gjithë shqiptarët kudo që janë, drejt Tiranës dhe kësaj proteste shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët. Natyrisht, ne e ndjekim me shumë vëmendje. Partia Demokratike ka të gjithë vizionin, të gjithë potencialet, dhe po bën çdo përpjekje dhe do bëjë që shqiptarët të votojnë të...
Burimi:
sot.com.al