Kishte vjedhur jashtë shtetit një makinë me vlerë 50 mijë euro me qëllim shitjen e saj në Shqipëri, procedohet penalisht 44-vjeçari

Kishte vjedhur jashtë shtetit një makinë me vlerë 50 mijë euro me qëllim shitjen e saj në Shqipëri, procedohet penalisht 44-vjeçari

Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Stolen Line” Sekuestrohet një tjetër automjet i vjedhur jashtë shtetit, tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 000 euro. Identifikohet dhe procedohet penalisht 1 shtetas, i dyshuar për trafikimin e automjetit të vjedhur në Itali, me qëllim shitjen në Shqipëri. Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, në vijim të operacionit “Stolen Line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie. Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua një automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili, nga verifikimet, rezultoi i vjedhur në Itali. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin V. T.,...