Kishte konsumuar dyfish më shumë alkool se Nikoll Radaçi, kush është 44-vjeçari i dehur që ecte me shpejtësi marramendëse në lagjet e Durrësit

Kishte konsumuar dyfish më shumë alkool se Nikoll Radaçi, kush është 44-vjeçari i dehur që ecte me shpejtësi marramendëse në lagjet e Durrësit

44-vjeçari Rezart Abazaj, është personi i dehur i cili lëvizte me shpejtësi marramendëse në lagjet e Durrësit mbrëmjen e kësaj të shtune. Pas testit të alkoolit rezultoi me 1.4 mg/l, dyfishin e sasisë së Nikoll Radaçit. Ndërkaq dhe Abazaj rezulton të jetë përsëritës për veprën penale të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. Ai qe arrestuar dhe më 5 mars të këtij viti nga policia pas një incidenti me automjet, në gjendje të dehur, në rrugën Vellazërimi, por gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje ndaj tij, duke e kthyer sërish në rrugë dhe rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës, përfshirë dhe të punonjësve të policisë. 44-vjeçari në gjendje të dehur në përpjekje për t’i ikur policisë që po e ndiqte ka përplasur automjetin...