No Image Available

Kishin ‘mbushur xhepat’ me euro e paundë të padeklaruara, njëri nga Londra dhe tjetri nga Kamza, kapen 2 persona në Rinas

policia rinas TIRANË- Policia kufitare ka goditur dy raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në Rinas në pikën e kalimit kufitar, duke sekuestruar mbi 26 mijë euro dhe paundë. Sipas njoftimit të policisë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas një 37-vjeçar dhe një 32-vjeçar. Konkretisht, shtetasi shqiptar D. Sh., 37 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, iu gjetën 15 000 paundë, që synonte t’i fuste në territorin e Republikës së Shqipërisë pa i deklaruar. Gjithashtu, shtetasi A. Z., 32 vjeç, banues në Kamëz, iu gjetën 11 370 euro, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë pa i deklaruar. Njoftimi: Goditen dy raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi. Sekuestrohen mbi 26 mijë euro dhe paundë. Procedohen penalisht dy shtetas. Në...