“Kishin ende shenja jete kur u futa në banesë”/ Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, rrëfimi tronditës i dëshmitarit: Kur xhaxhai humbi ndjenjat…
Një tragjedi e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qytezën e vogël të Porcarit, në Itali, ku një familje shqiptare humbi jetën për shkak të helmimit nga rrjedhja e gazit. Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida, 43 vjeç, djali Hajdar, 22 vjeç dhe vajza Xhesika, 15 vjeç, humbën jetën pasi monoksidi i karbonit doli nga kaldaja e prishur brenda shtëpisë. Ernest Çela, një nga fqinjët e familjes, i cili mbërriti në vendin e ngjarjes, ka përshkruar momentet e gjetjes së katër trupave të pa jetë. “Mbrëmë, rreth orës 21:30, erdhi patrulla e policisë, së bashku me vëllain e kryefamiljarit që kishte ndërruar jetë. Hymë menjëherë në banesë dhe ngjitëm në katin e dytë. Aty pashë katër trupat pa jetë të shtrirë në...
Burimi:
top-channel.tv