“Kishim frikë se mund të vdiste”/ 18-vjeçarja plagosi veten në hotelin e tyre, zbardhet dëshmia e nënës dhe xhaxhait…
Është zbardhur dëshmia e dhënë në polici nga Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati(Gjuta), dy persoan të arrestuar në lidhje me plagosjen e ndodhur në biznesin e tyre në Sauk. Të marrë në pyetje, anëtarët e familjes Gjuta, të cilët kanë fshehur ngjarjen, paraprakisht kanë deklaruar se vajza mund të vdiste dhe për shkak se tentativa për vetëvrasje ndodhi në biznesin e tyre, kishin frikë se do t’u faturohej atyre autorësia. Kujtojmë se Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati(Gjuta), janë nëna dhe xhaxhai i 22-vjeçarit, Erisjaldo Gjuta, i identifikuar si i dashuri i të resë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim Sajmir Gjuta, Erisjaldo Gjuta(babë e bir) dhe Elvir Gjuta (kushëri me 22-vjeçarin).
Burimi:
sot.com.al