“Kioskat”/ Zbardhen 12 raste vjedhjesh në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari me precedent penal
Finalizohet operacioni i koduar “Kioskat” dhe zbardhen 12 raste të vjedhjes në këto subjekte në kryeqytet. Policia ka identifikuar dhe kapur autorin e rasteve, i dënuar më parë për vjedhje dhe për krime në fushën e narkotikëve. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje gjatë periudhës prill – maj 2026, në kioskat që administronin në zona të ndryshme në territorin në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 3, u finalizua operacioni i koduar “Kioskat”. Në kuadër të operacionit u identifikua, u lokalizua dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 23 vjeç, autor i dyshuar i 12 rasteve të vjedhjes në këto subjekte, si dhe i vjedhjes së 1 biçiklete. Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje...
Burimi:
top-channel.tv