Kikia komenton zgjedhjet në PD: Ka vetëm një kandidat, nuk ka kuptim të ketë proces
Të shtunën më 23 maj, Partia Demokratike do të zhvillojë procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, ku Sali Berisha është i vetmi kandidat. I ftuar këtë të martë në një studio televizive, analisti Mentor Kikia u shpreh se në këtë situatë, kur ka vetëm një kandidat, nuk ka zgjedhje. Sakaq, ai theksoi se rruga më e mirë që duhet të ndjekë PD është të mos zhvillojë zgjedhje, ku sipas tij në këtë mënyrë shmangen edhe përplasjet brenda partisë. “Ajo që ndodh, apo që ka ndodhur tashmë në Partinë Demokratike, është një situatë në kufijtë e qesharakes. E dëgjova zotin Berisha që tha sot sërish prapë atë shprehjen që këto janë zgjedhjet më demokratike, më serioze, dhe unë s’kuptoj se ku janë zgjedhjet...
Burimi:
sot.com.al